Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë, 73 mijë hektare bëhen hi, mbi 8 mijë të evakuuar

Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë, 73 mijë hektare bëhen hi,

Pyje të djegura, automjete të shkrumbuara dhe rrënoja të shumta janë pasojat e zjarreve që kanë përfshirë Kaliforninë. Zjarrfikësit kanë bërë rreth 840 evakuime, ndërsa flakët kanë shkrumbuar mbi 73 mijë hektarë në pjesën perëndimore të shtetit amerikan. Zyrtarët thonë se ky është zjarri i 15-të më i madh në historinë e Kalifornisë.

Mijëra zjarrfikës amerikanë po luftojnë me flakët në Kaliforni, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se kushtet, të favorizuara edhe nga moti i nxehtë, mund të përkeqësohen.

Flakët janë shtuar mjaftueshëm duke krijuar re që mund të shkaktojnë rrufe dhe erëra të forta, të cilat nga ana e tyre ndezin zjarrin, sipas ekspertëve.

Rreth 5,400 zjarrfikës kanë luftuar me flakët, duke shuar vetëm 22 përqind të vatrave, njoftoi departamenti i zjarrit dhe pyjeve i Kalifornisë.

"Nëse këto re bëhen mjaft të larta, ata kanë potencialin të prodhojnë rrufe", paralajmëroi Julia Ruthford, meteorologe.

Zjarri “Dixie” ka ndezur në pyjet e Kalifornisë veriore që nga mesi i korrikut, pjesë e një krize klimatike që ka sjellë nxehtësi dhe një thatësirë ​​alarmante. Gjatë fundjavës ai u bashkua me një zjarr tjetër, duke nxitur rreth 8400 evakuime.

Jon Cappleman, i cili jeton në një zonë rurale afër qytetit të Tëain, u shpreh se Dixie është “zjarri më i madh që kishte parë në jetën e tij".

Megjithatë, ai nuk planifikon të evakuohet dhe është i gatshëm të luftojë vetë me flakët për të shpëtuar pasurinë e tij.

Si pasojë e zjarreve janë djegur mbi 73 mijë hektare pyje dhe janë shkrumbuar dhjetëra shtëpi dhe prona, ndërsa në rrezik janë dhjetëra mijëra të tjera.

Zyrtarët thonë se ky është zjarri i 15-të më i madh në historinë e Kalifornisë dhe jemi vetëm në muajin korrik.

EMISIONET