Zgjedhjet për Bundestagun/ Scholz bie nga froni, politologia zbulon situatën pas zgjedhore në Gjermani

Në Gjermani tashmë janë shpallur rezultatet për të 299 zonat zgjedhore, nga zgjedhjet e së dielës. Në më pak se 24 orë nga votimet e 23 shkurtit, kanë dalë edhe rezulatet e plota të shprehura në vota dhe përqindje për partitë politike.

Kështu sipas të dhënave, nga 630 deputetë që ka parlamenti i Bundestagut, 208 deputetë i ka fituar CDU, AfD ka marrë 152 deputetë, SPD 120 deputetë, Partia Të Gjelbrit 85 deputetë dhe “Majtas” 64 deputetë.

Pjesëmarrja në votime ishte 82.5%, më e larta që nga ribashkimi gjerman.

Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) konservator i udhëhequr nga kandidati për kancelar Friedrich Merz dhe Unioni Kristian Social (CSU) fitoi zgjedhjet.

Për të kuptuar më shumë mbi situatën e re politike në Gjermani të krijuar pas zgjedhjeve të së dielës, e ftuar në një intervistë për “Ora News” ishte politologia Dorieta Gjura dhe aktiviste e SPD-së gjermane.

“Nëse do të futeshin në Bundestag Partia Liberale atëherë mund të kishte mundësi për krijimin e me shume koalicioneve. Nese do te futej partia BSW, atehere duhet te behej koalicion me me shume parti dhe i vetmi opsion, pa AFD do ishte: CDU/CSU + SPD + te gjelbrit, pasi numrat nuk do ishin te mjaftuesehm. Ne keto kushte, ku as FDP (liberalet) as BSW nuk kane kaluar 5%, i vetmi koalicion i mundshëm është ai mes CDU – CSU – SPD.”, u shpreh Gjura.

NDIQNI INTERVISTËN ME POLITOLOGIA GJURA NË “ORA NEWS”

EMISIONET