Zgjedhjet në Bullgari/ Borisov drejt fitores, Petkov pranon humbjen

Në zgjedhjet e katërta parlamentare brenda 18 muajsh në Bullgari, partia konservatore e ish-kreut të qeverisë, Bojko Borisov kryeson sipas sondazheve të fundit. Por formimi i qeverisë së re bullgare do të jetë i vështirë.

Zgjedhjet në Bullgari/ Borisov drejt fitores, Petkov pranon humbjen
Pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të dielën, partia konservatore e ish-kreut të qeverisë bullgare, Bojko Borisov duket se do të fitojë zgjedhjet në vend.

Sipas llogaritjeve paraprake, GERB arrin 25% të votave, pas numërimit të 99% të votave. Kurse, partia e re e kryeministrit të rrëzuar në qershor, Kiril Petkov ka arritur 19-20% të votave.

Petkov e pranoi të dielën humbjen në zgjedhje. Votuesit ia dhanë votën Borisovit për formimin e qeverisë, tha Petkov, i cili e përjashtoi një koalicion me GERB.

Ish-kryeministri, Bojko Borisov u tregua i hapur për bisedime "me të gjitha partitë", pas mbylljes së kutive të votimit të dielën.

Një partner potencial për GERB do të mund të ishte partia e pakicës turke, MDL, që sipas llogaritjeve të fundit arrin 15% të votave. Edhe dy parti proruse kanë arritur rezultate deri në 15%.

Por në parlamentin bullgar mjaft të fragmentarizuar, nuk duken shenja për koalicion.

Të treja partitë e koalicionit të fundit qeverisës të partisë PP të Petokvit, të socialistëve dhe të Gjelbërve liberal-konservatorë, DB kanë arritur së bashku 37% të votave.
Në parlamentin e ri bullgar mund të hyjnë 8 parti.

Deri sa të krijohet qeveria e re, ekzekutivi i kalon një kabineti të përkohshëm qeveritar.

EMISIONET