Zgjedhjet gjermane: Angela Merkel hyn në fushatë me pasardhësit të saj

Konservatorja gjermane e cila deri tani kishte zgjedhur të qëndronte jashtë betejës elektorale, u shfaq përkrah pasardhësit partiak, Armin Lashet, për t'i dhënë atij mbështetjen e fundit.
"Ju kërkoj të bëni gjithçka që Gjermania të ketë prosperitet në vitet që vijnë, të ketë siguri, dhe Armin Lashet është ai që mund ta bëjë, të luftojë me pasion."
Kristiandemokrati Lashet udhëheq CDU-në dhe synon edhe kancelarinë duke premtuar vende pune dhe stabilitet ekonomik.
Por sondazhet tregojnë se unioni CDU-CSU që e ka drejtuar Gjermaninë për 50 vite në këto 7 dekadat e fundit, mund ta humbasë garën e fundjavës.
Rrezik për largimin nga pushteti janë bërë në muajt e fundit socialdemokratët e Olaf Sholcit, i cili tani ushtron rolin e zv.kancelarit dhe ministrit të Financave.
Socialdemokratëve u duhen partnerë të tjerë për të qeverisur dhe shqetësimi i konservatorëve është se do të kenë aleancë me Partinë e Gjelbër dhe të majtët, çka do e anonte më majtas axhendën kombëtare të Gjermanisë.


