Zelensky: SHBA do të japë 100 milionë dollarë për riparimet në Çernobil

Zelensky: SHBA do të japë 100 milionë dollarë për

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kontribuojë me 100 milionë dollarë për riparimin e strukturës mbrojtëse mbi reaktorin e dëmtuar në uzinën bërthamore të Çernobilit

Presidenti Zelensky e cilësoi këtë angazhim si një hap të rëndësishëm mbështetjeje nga SHBA-ja dhe shprehu mirënjohjen e tij përmes një postimi në platformën X.

Sipas tij, mbi 500 milionë euro (rreth 583 milionë dollarë) do të nevojiten në total për riparimet, pasi një dron rus dëmtoi vitin e kaluar harkun prej çeliku që mbulon reaktorin e shkatërruar. Ukraina po punon me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar fondet e nevojshme, duke theksuar se çdo kontribut e afron realizimin e këtij qëllimi.

Më 26 prill 1986, një test sigurie në centralin bërthamor të Çernobilit  atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, doli jashtë kontrollit, duke shkaktuar katastrofën më të rëndë bërthamore në histori. Pasojat radioaktive u përhapën në forma të reduktuara në pjesë të Evropës Veriore dhe Perëndimore.

Dyzet vjetori i katastrofës u përkujtua të dielën, ndërsa lufta që vazhdon prej më shumë se katër vitesh pas pushtimit rus të Ukrainës ka krijuar rreziqe të reja për sigurinë e këtij objekti.

EMISIONET