Zelensky njofton bisedën e dytë me Trump brenda dy ditësh: Diskutuam mbrojtjen dhe armët me rreze të gjatë veprimi

Zelensky njofton bisedën e dytë me Trump brenda dy ditësh:

Presidenti ukrainas ka njoftuar se ka zhvilluar sërish një bisedë telefonike me Donald Trump.

Përmes një postimi në X Zelensky shprehet se me Trump bisedoi për mbrojtjen dhe objektivat me rreze të gjatë veprimi.

'Sapo fola me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, për herë të dytë brenda dy ditësh, dhe sot ishte përsëri një bisedë shumë produktive", njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nëpërmjet rrjeteve sociale.

Dje, ramë dakord për një temë specifike për sot dhe shqyrtuam të gjitha aspektet e situatës.

Mbrojtja e jetës në vendin tonë, forcimi i saj, si në aspektin e mbrojtjes ajrore ashtu edhe në aspektin e qëndrueshmërisë dhe aftësive me rreze të gjatë veprimi.  Presidenti Trump është i informuar mirë për gjithçka që po ndodh.

Ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë dhe ekipet po përgatiten. Faleminderit", shkroi Zelensky.

EMISIONET