Zelenski: Bisedimet për armëpushim në Stamboll, nuk duhet të jenë boshe

Zelenski: Bisedimet për armëpushim në Stamboll, nuk duhet të

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, pas takimin me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se armëpushimi është shumë i nevojshëm, pasi sipas tij, duhet të ndalen vrasjet e njerëzve.

Zelenski theksoi se bisedimet e radhës për armëpushimin që do të zhvillohen në Stamboll nuk duhet të jenë boshe.

"Duhet të ketë një armëpushim për të ecur drejt paqes. Vrasja e njerëzve duhet të ndalet.

Ne ndajmë mendimin se ky takim, nuk duhet të jetë bosh", shkroi Zelenski në një postim në Telegram.

EMISIONET