Zelandë e Re: Policia gjen 3.2 ton kokainë në det, vlera në treg 300 mln euro

Autoritetet e Zelandës së Re njoftuan sot se gjetën 3.2 ton kokainë që notonte në det, e gjetën dhe e sekuestruan.
Droga mendohet se ka një vlerë të përllogaritur prej gati 300 milionë eurosh, e cila sipas tyre ishte e destinuar për tregun australian.
Policia e Zelandës së Re tha në një njoftim për shtyp se droga u gjet duke lundruar në Oqeanin Paqësor gjatë një operacioni të përbashkët me doganën dhe marinën.
Një foto e publikuar nga policia për mediat tregon ngarkesën përpara se të tërhiqej, në rrjeta që duket se mbajnë në det bova.
Asnjë arrestim nuk është bërë në këtë fazë.
Sasia e drogës e sekuestruar është "një nga më të mëdhatë" që kanë gjetur ndonjëherë autoritetet e Zelandës së Re, tha në një deklaratë për shtyp shefi i policisë së Zelandës së Re, Andrew Koster.
Sekuestrimi i jep një goditje të rëndë krimit të organizuar, por ne do të "mbetemi vigjilentë", veçanërisht duke pasur parasysh se ku mund të shkojnë trafikantët për të "shmangur tërheqjen e vëmendjes së zbatimit të ligjit", shtoi ai.
Sipas Bill Perry, ushtrues detyre i shefit të Shërbimit Doganor të Zelandës së Re, sasia e sekuestruar vlerësohet të jetë 500 milionë dollarë NZ (320 milionë dollarë amerikanë, rreth 298 milionë euro).
Major hit on organised crime, record bust seizes over three tonnes of cocaine floating in the Pacific Ocean https://t.co/pwH8ZOIErk pic.twitter.com/aJ9SevTLOo
— New Zealand Customs Service (@NZ_Customs) February 8, 2023
