Zbulohen të paktën 56 trupa të pajetë në Meksikë, varreza masive u gjet në një zonë të kontrolluar nga organizata kriminale

Zbulohen të paktën 56 trupa të pajetë në Meksikë,

Të paktën 56 trupa janë gjetur në varreza masive në veri të Meksikës, pranë kufirit me SHBA, ka njoftuar ditën e sotme zyra e prokurorit përgjegjës për hetimin. Trupat u gjetën në shtetin Chihuahua dhe u zhvarrosën ditët e fundit, me ndihmën e ushtrisë, tha zyra e prokurorisë lokale, pa specifikuar identitetin e viktimave.

Përgjithësisht dihet se në këtë rajon të Meksikës veprojnë organizata kriminale të përfshira në trafikun e drogës, armëve dhe emigrantëve. Autoritetet deri më tani kanë gjetur trupa, skelete të tëra, eshtra individuale, gëzhoja dhe veshje. Eshtrat u dërguan në zyrën e mjekësisë ligjore për të përcaktuar se si dhe kur këta njerëz vdiqën, shkruajnë mediat e huaja. 

Prokuroria u zotua të sigurojë mbrojtje ligjore për familjet e viktimave. Varret ndodheshin në një vend të quajtur El Willi, i cili kontrollohet nga organizata kriminale La Linea, një nga degët e armatosura të kartelit Ciudad Juarez. Chihuahua është rrënuar prej vitesh nga dhuna e lidhur me krimin e organizuar, pasi shtrihet në një rrugë të trafikut të drogës dhe emigrantëve për në SHBA.

Më 26 dhjetor, të paktën 12 trupa u gjetën në varre të shumta rreth dy orë nga qyteti kufitar i Ciudad Juarez. Në shtet deri në dhjetor 2024, u regjistruan 3,927 persona të zhdukur, shumë më pak në krahasim me shtetet e tjera ku operojnë kartelet, si Jalisco në perëndim dhe Tamaulipas në veri, ku të zhdukurit janë më shumë se 13,000 . Në maj 2022, Meksika arriti numrin tragjik të më shumë se 100,000 të zhdukurve, bazuar në shifrat zyrtare, njoftoi OKB.

EMISIONET