Zbulimi i frikshëm, fermeri gjen eshtrat e dy njerëzve në një kosh plastik

Zbulimi i frikshëm, fermeri gjen eshtrat e dy njerëzve në

Eshtrat e të paktën dy personave u gjetën në një tokë të braktisur në periferi të Venticano, në provincën e Avellino, Itali.

Ishte një fermer vendas, i cili bëri zbulimin e frikshëm duke gërmuar në një kosh të madh plastik.

Ai lajmëroi menjëherë karabinierët që mbërritën në vend për të nisur hetimet.

Mjeku ligjor i caktuar nga prokurori publik i Avellino-s  konstatoi se kockat i përkasin dy qenieve njerëzore.

Por në vendngjarje nuk janë gjetur gjurmë të tjera që mund të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të tyre.

Testet laboratorike u organizuan për të nxjerrë ADN-në dhe për ta krahasuar atë me njerëzit e zhdukur së fundmi.

Karabinierët nuk përjashtojnë mundësinë që ato mund të jenë eshtra që vijnë nga varreza, nga trupa tashmë të varrosur dhe më pas të zhvarrosur.

Eshtrat, sipas hetimeve paraprake u përkasin të paktën dy njerëzve të ndryshëm.

Koshi plastik brenda të cilit u gjetën eshtrat ishte vendosur prej disa vitesh dhe me sa duket nuk është zhvendosur kohët e fundit.

EMISIONET