WSJ: Irani ka sinjalizuar gatishmëri për të rifilluar bisedimet bërthamore

WSJ: Irani ka sinjalizuar gatishmëri për të rifilluar bisedimet

Irani ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të rifilluar bisedimet bërthamore duke dërguar mesazhe në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara përmes ndërmjetësve arabë, njoftoi ”Wall Street Journal” duke cituar zyrtarë të Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Teherani u ka sinjalizuar ndërmjetësve se do të ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e negociatave me kusht që Shtetet e Bashkuara të mos marrin pjesë në sulmet e Izraelit.

Irani gjithashtu i ka transmetuar mesazhe Izraelit duke deklaruar se është në interes të të dyja palëve të përmbahen nga dhuna.

EMISIONET