Wadephul në vizitën e parë në Uashington që nga marrja e detyrës

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul do të udhëtojë nesër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës.
“Wadephul u ftua nga homologu i tij, Marco Rubio për një takim të mërkurën në Uashington”, tha sot Ministria e Jashtme, në Berlin.
Temat që do të diskutohen janë marrëdhëniet SHBA-Gjermani, mbështetja e mëtejshme për Ukrainën, politika transatlantike e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe situata në Lindjen e Mesme.
Marrëdhëniet tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian janë gjithashtu në axhendë mes një konflikti të ndezur për tarifat e larta të shpallura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme tha se të dyja palët do të diskutonin të gjitha sfidat dhe krizat kryesore ndërkombëtare – në mënyrë që të gjenin një zgjidhje të përbashkëta.
Ministria e quajti SHBA-në partneren më të ngushtë të Gjermanisë jashtë BE-së.

