Vritet në Ekuador shqiptari Ergys Dashi, pjesë e një grupi kriminal kokaine
Lufta mes grupeve kriminale Shqiptare që veprojnë në Guajakil të Ekuadorit në Amerikën Latine dyshohet se ka regjistruar viktimës e radhës mbrëmjen e 22 janarit 2022.
Personi që ka mbetur i vdekur në ambientet e një restoranti është identifikuar nga mediet si Ergys Dashi dhe se sipas të dhënave rezulton se është nga qyteti i Durrësit, por banues në Tiranë.
Mësohet se ai kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil dhe konsiderohet si njeriu i besuar i E.D dhe P.D, që të dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia Shqiptare dhe ajo italiane.
Akti i dhunshëm u regjistrua natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona, njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në biznes duke iu shmangur stafit, i cili kërkonte për klientët kartën e vaksinimit.
Njëri prej tyre ka nxjerrë nga tufa e luleve armën duke qëlluar plot 20 herë dhe lënë të vdekur në vend të riun shqiptar.
Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar gëzhojat e fishekëve të markës Fame, tip 9x19. Ata gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.
Gjatë aktit të dhunshëm, u plagos një vajzë e cila ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej shtetasi i huaj.
Ora News sjell videon nga vendi i ngjarjes ku duket i shtrirë edhe viktima: