Vrasja e 20 vjeçares në Greqi/ Autorët nuk ishin profesionistë, kanë lënë shumë gjurmë

Vrasja e 20 vjeçares në Greqi/ Autorët nuk ishin

Hetimi për  krimin  në Glyka Nera të Greqisë, i cili i mori jetën një  nëne 20-vjeçare, vazhdon. Psikiatri i kriminalistikës, Thanos Askitis përshkruan profilin psikologjik të vrasësve të Karolain dhe thotë."Padyshim që kanë përdorur substanca narkotike. Duket nga gjakëftohtësia dhe mënyra barbare e vrasjes. Në këtë rast ne po flasim për një psikologji në prag të çrregullimit të personalitetit, kjo arsyeton sjelljen e tyre të pakontrollueshme dhe çnjerëzore. Vajza ka bërtitur dhe atyre iu është shkatërruar sistemi nervor, kanë kaluar në çmendi. Por si nuk i dëgjuan fqinëjt? A nuk kishte ndonjë reagim nga komshinjtë? Ky është fakti më shqetësues ", thotë psikiatri  për mediat greke.

Hetuesi privat George Tsoukalis e cilëson rastin e krimit si më të rëndin që ka ndodhur vitet e fundit në shtetin helen.

Policia greke thotë se autorët e krimit kanë qenë amatorë dhe jo profesionistë. Ata kanë bërë shumë gabime. Kanë qëndruar shumë orë në banesë dhe kanë lënë gjurmë të ADN-së në shtëpi por edhe në trupin e pajetë të 20 vjeçares fatkeqe.

Thuhet se autoritetet kanë në dispozicion gjurmët e ADN-së të autorëve, të tilla si djersa dhe flokët. Në të njëjtën kohë, ata po kërkojnë materiale nga kamerat e sigurisë në zonë.

Sipas televizionit shtetëror, nga dëshmitë e tij të fundit, bashkëshorti ka parë fytyrën e njërit prej autorëve. Policia i ka treguar një listë prej më shumë se 100 të dyshuarish pilotit 32 vjeçar, por ai ende nuk e ka identifikuar.

Sipas asaj që dëshmoi 32-vjeçari, kur autori u ngjit në shtrat për të neutralizuar gruan e tij, shalli që mbante në fytyrë kishte rënë dhe kështu ai pa fytyrën e tij. Sipas dëshmisë, vrasësi ishte  rreth 30 vjeç, me lëkurë të errët, i gjatë dhe me kile të tepërta.

 

EMISIONET