Vodhi në një banesë, pikat e gjakut në dritare tradhtojnë shqiptarin në Itali, policia e identifikon nga ADN-ja

Vodhi në një banesë, pikat e gjakut në dritare

Karabinierët e Trentos kanë arritur të identifikojnë me anë të analizës së AND-së personin përgjegjës për një vjedhje të kryer në një shtëpi më shumë se një vit më parë.

Sipas mediave italiane, hetuesit kanë vënë re praninë e disa njollave të gjakut pranë dritares nga ku hajdutët kishin arritur të hynin në një apartament në katin e parë të një pallati në Via Tullio Odorizzi, nga i cili ishin vjedhur disa xhevahire të familjes së pronarëve.

Pas analizave të ADN-së në karabinerët kanë konstatuar se hajduti ka qenë 29-vjeçari shqiptar banues në Trento

Shqiptari identiteti i të cilit nuk është publikuar, mësohet se ka qenë me precedent të mëparshëm penalë.

EMISIONET