Vjedhja e bujshme e muzeut të Louvrit në Paris, zbulohet një tjetër person i përfshirë...

Vjedhja e bujshme e muzeut të Louvrit në Paris, zbulohet një

Një grua është akuzuar për vjedhjen e bujshme në muzeun e Louvrit në Paris, i ndodhur muajin e kaluar.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçare, të cilës mbi të rëndojnë akuzat e bashkëpunimit në vjedhje të organizuar.

Ndërkaq, shtetasja është paraqitur përballë gjykatës dhe është lënë në paraburgim derisa të merret një vendim i formës së prerë për të.

Çfarë raportohet nga mediat franceze është se policia në fillim të kësaj jave, ka arrestuar katër shtetas të dyshuar bashkë me 38-vjeçaren.

Pjesë e të prangosurve ishin dhe dy burra që po ashtu janë të akuzuar për “bashkëpunim në vjedhje të organizuar”. Këta të fundit kanë pranuar se kishin qenë pjesërisht të përfshirë në planin e vjedhjes së bizhuve nga muzeu me famë botërore.

Rikujtojmë se bizhutë e vjedhura më 19 tetor kishin vlerën e 88 milionë eurove.

EMISIONET