''Vijat'' e Donald Trump/ Dashevci: Veprimet do jenë të shpejta, ashtu si armëpushimi në Gaza
Arben Dashevci, ekspert sigurie në një intervistë në Ora News u shpreh se veprimet e Trump do jenë të shpejta siç ishte armëpushimi në Gaza.
Dashevci: Shikoj shpresë për vitin 2025.
Pasi një ditë para se të vinte Trump, siç e kam thënë do ketë veprime shumë të shpejta.
Veprimi shumë i shpejtë i tij erdhi edhe me ndaljen e gjakderdhjes në Gaza.
U arrit armëpushimi, ai e mbajti premtimin e tij.
Kam pas rastin të dëgjoj të gjithë fjalimin e Trump.
Fjala e tij e parë që e dha atë ditë kur u inaugurua por edhe sot në mëngjes tha se do ti ndalojë luftërat, pra ne do ta ndalojmë luftën e tretë botërore.
Gjatë fjalimit Trump e përmendi se do e ndalë luftën në Ukrainë.

