VIDEO/ Zjarr në një rafineri nafte në Ekuador

Një zjarr shpërtheu sot në rafinerinë më të madhe të naftës në Ekuador , të vendosur në provincën bregdetare të Esmeraldas, në pjesën veriperëndimore të vendit, pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Zjarri e detyroi kompaninë shtetërore të naftës Petroecuador të pezullonte veprimtarinë e saj të punës në vend.
"Një rezervuar nafte u përfshi nga flakët. Situata është nën kontroll", njoftoi Ministrja e Energjisë Ines Manzano në llogarinë e saj në Twitter.
Një kolonë e madhe tymi dhe flakësh ishin të dukshme këtë mëngjes rreth rafinerisë.
Kompania shtetërore Petroecuador tha se zjarri, shkaqet e të cilit mbeten të panjohura, nuk shkaktoi lëndime.
Rafineria "ndaloi operacionet për të mbrojtur sigurinë e objekteve dhe personelit", tha kompania shtetërore e naftës në një deklaratë.
Kjo rafineri, me një kapacitet për të përpunuar 110,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë, është më e madhja midis tre rafinerive në këtë vend të Amerikës së Jugut, i cili varet shumë nga eksportet e naftës.
Ushtarët dhe punëtorët në rafinerinë, e vendosur në qytetin Esmeraldas, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, kishin bllokuar hyrjen për të siguruar një perimetër sigurie dhe për të lejuar kalimin e automjeteve të emergjencës, sipas një gazetari të AFP-së.
Sekretariati i Menaxhimit të Riskut deklaroi në një postim në Platformën X se punëtorët e rafinerisë u larguan nga zona si masë paraprake.
"Sapo incidenti të vihet nën kontroll, do të kryhen inspektimet e nevojshme për të përcaktuar gjendjen e infrastrukturës dhe do të kryhet një hetim për shkaqet", sqaroi Petroecuador.
Ekuadori është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Amerikën e Jugut, me rreth 475,000 fuçi naftë në ditë. Është një nga produktet e saj kryesore të eksportit, i cili i solli asaj 8.6 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2024.
Terrible!!
— Emergencias Ec (@EmergenciasEc) May 26, 2025
Aparentemente se trataría de un atentado contra la Refinería de Esmeraldas, según versiones, después que comenzó el fuego vieron salir a varias motos a velocidad. pic.twitter.com/Mn2bYJzCAp

