Video/ Xhaxhai e mëson nipin të gjuajë me armë, 8-vjeçari i drejton gabimisht pistoletën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 16:53

Në qytetin turk të Rizes, një fëmijë 8-vjeçar shihet duke gjuajtur me armë.
Mustafa A. e detyroi nipin e tij 8-vjeçar të gjuante me armën që vetë i dha.
Por, vogëlushi duke qenë pa eksperiencë duke gjuajtur i drejtoi gabimisht armën xhaxhait.
I gjithë rasti është regjistruar nga kamera e telefonit të Mustafa.A dhe u shpërnda në mediet sociale.
Autoritetet policore turke kanë nis hetimet rreth rastit dhe e kanë marrë në pyetje 45-vjeçarin./OraNews/

