Video Virale/ Talibanët u presin kokën kukullave femra

Video Virale/ Talibanët u presin kokën kukullave femra

Video ku talibanët u presin kokat manekinave të gjinisë femërore është bërë virale në mbarë botën.

Në video talibanët u presin kokën kukullave femra në vitrinat e dyqaneve në Afganistan, pasi sipas tyre kukullat janë simbole pagane.

Sipas medieve të huaja, qeveria talibane  u ka kërkuar pronarëve të dyqaneve të veshjeve të grave që të heqin kokat nga manekinat, në vitrinat e tyre, duke kërcënuar të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhrin e tyre.

Që prej 15 gushtit të 2021, kur talibanët morën kontrollin e Afganistanit,  regjimi i ri ka ndaluar vendosjen e posterave dhe fotove në tabela në dyqane dhe qendra tregtare në Kabul, duke synuar kështu mbylljen e dyqaneve që ofrojnë produkte dhe shërbime për gratë dhe vajzat afgane.

EMISIONET