VIDEO/ Urbani përplaset me stacionin e autobusit në Stamboll, një viktimë dhe 4 të plagosur

VIDEO/ Urbani përplaset me stacionin e autobusit në Stamboll, një

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në lagjen Çekmekoy në Stambolli.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Në aksident është përfshirë një urban i cili u përplas në një stacion autobusi të mbushur me njerëz.

Shoferi i autobusit filloi të debatonte me një motoçiklist gjatë drejtimit të automjetit, për çështjen se kush kishte përparësi.

Gjatë sherrit shoferi është kthyer nga ana tjetër drejt motoçikletës, por ka humbur kontrollin.

Autobusi fillimisht është përplasur me tre automjete të parkuara përpara një qendre mjekësore dhe më pas është përplasur me një stacion autobusi ku po prisnin pasagjerët.

Menjëherë më pas, u publikuan video nga brenda autobusit, duke kapur momentin e përleshjes dhe humbjes së kontrollit.

Gruaja që u përplas nga autobusi u dërgua në spital në gjendje kritike, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Katër persona të tjerë u plagosën, ndërsa shoferi i autobusit ashtu edhe motoçiklisti u arrestuan nga autoritetet.

Policia po heton shkakun e saktë të aksidentit.

EMISIONET