VIDEO/ Të sht*na në një universitet privat pranë Los Angelesit, lëndohen dy persona, autori në pranga

VIDEO/ Të sht*na në një universitet privat pranë Los

Një person i armatosur hapi zjarr dhe plagosi dy gra të premten në kampusin e një institucioni arsimor privat amerikan pranë Los Angeles. Autoritetet bëjnë me dije se njëra nga të plagosurat është në gjendje kritike.

Kryebashkiaku i Eaglewood, James Butch u shpre të dyja gratë që u shënjestruan janë latine.

Të shtënat u regjistruan dje pasdite në Spartan College, një kolegj privat i specializuar në aeronautikë.

Sipas kryetarit të bashkisë autori dyshohet se është një ish-punonjës universiteti. I dyshuari mbante veshur një uniformë të ngjashme me atë të një roje sigurie. Ai u arrestua nga policia. Kampusi universitar është rrethuar nga forcat e sigurisë dhe, sipas kryetarit të bashkisë, nuk ka viktima të tjera.

EMISIONET