Video/ Talibanët japin shfaqje 'hollivudiane' me jelekë vetëvrasës

Video/ Talibanët japin shfaqje 'hollivudiane'  me jelekë

Gjatë një parade ushtarake në televizionin afgan, talibanët zbuluan armët e tyre, përfshirë jelekë vetëvrasës dhe pajisje shpërthyese.

Megjithatë grupi ekstremist nuk u mjaftua me kaq, ata vazhduan të jepnin shfaqje duke treguar aftësitë që kanë në artët marciale.

Parada rrëqethëse ushtarake, e cila u transmetua në televizionin shtetëror afgan, përfshinte kamionë që transportonin jelekë vetëvrasës, pajisje shpërthyese të improvizuara, sipas Daily Mail .

Ndërkohë, është publikuar një video që tregon luftëtarët talibanë që kryejnë lëvizje dhe manovra të arteve marciale, duke thyer pllakat me grushte dhe duke marrë pjesë në skena beteje që të kujtojnë Hollivudin.

Disa nga pamjet e paradës ushtarake, të cilat u transmetuan në televizion, tregojnë luftëtarët që parakalojnë nën flamurin e "Emiratit Islamik", të ndjekur nga një sërë automjetesh që mbanin armë dhe bomba të prodhuara nga SHBA. 

Parada zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua para udhëheqësve talibanë që e shikonin nga një platformë e improvizuar në zonën Kandahar.

Videoja propagandistike e publikuar  nga talibanët për të treguar aftësitë e luftëtarëve të tyre në artet marciale nuk përqendrohet në armë por kryesisht në goditje që thyejnë dërrasa dhe grushte që thyejnë materiale të forta./Ora News/

EMISIONET