Video/ Shpërthejnë zjarret në Kilin jugor, hiri mbulon më shumë se 40,000 hektarë

Dhjetëra zjarre të nxitura nga rrëmbimet e forta të erës, shpërthyen të hënën në jug të Kilit , ku më shumë se 40,000 hektarë tashmë janë bërë hi, sipas autoriteteve të vendit të Amerikës Latine.
“Ne po përballemi me një situatë shumë komplekse dhe të gjitha mjetet materiale dhe të gjitha njësitë janë mobilizuar për të luftuar këto zjarre”, tha ministri i Brendshëm kilian Alvaro Elizalde gjatë një konference për shtyp në Santiago.
Rajonet e Nuble, Biobio Araucania dhe Los Rios janë prekur nga flakët, të cilat filluan të përhapen pas mesditës të së dielës shpërthimet u shumëfishuan nga erërat më shumë se 60 kilometra në orë.
Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo të plagosur në këtë fazë.
#Araucanía: "Insistimos en el llamado a vecinos a acatar las indicaciones de las autoridades; ahí estaremos nosotros para llevarlos a lugares seguros", señaló General Patricio Yáñez, quien verifica en terreno el despliegue de @CarabAraucania ante emergencia forestal en la región. pic.twitter.com/xbvumQqSJj
— Carabineros Región de La Araucanía (@CarabAraucania) March 24, 2025


