Video/ Prezantuesi afgan i tmerruar lexon lajmet i rrethuar nga 8 talibanë të armatosur

Ndërsa prezantuesi afgan i lajmeve po lexonte faqet e para të gazetave, papritmas pa luftëtarët talibanë të pushtojnë studion duke mbajtur armë.
Videoja e diskutueshme 42 sekondash tregon gazetarin që lexon titujt ndërsa është i rrethuar nga tetë luftëtarë talibanë të armatosur.
"Ky është një moment tronditës për një spikere afgane të lajmeve për të lexuar titujt ndërsa rrethohet nga grabitës të armatosur talibanë," raportoi Daily Mail.
Videoja në fjalë u postua në internet nga rrjeti televiziv i Kabulit "Peace Studio" , për të rritur ndërgjegjësimin në botën gazetareske dhe duke dhënë një 'shije' të asaj që do të pasojë në fushën e informacionit.
