VIDEO/ "Për Zotin të qëlloj në fytyrë"- Polici vret gruan në shtëpinë e saj, reagojnë autoritetet

VIDEO/ "Për Zotin të qëlloj në fytyrë"-

Ngjarja tragjike e vrasjes së Sonya Massey nga një oficer policie në Illinois ka shokuar opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime të forta. Incidenti ndodhi kur Massey thirri policinë në shtëpinë e saj në Springfield, Chicago, për shkak se besonte se dikush mund të kishte hyrë në shtëpi.

Pamjet e kamerave trupore tregojnë momentin kur situata përfundoi me Massey-n që u qëllua dhe u vdiq nga oficeri Sean Grayson. Në këto pamje, dëgjohet një debat midis Massey-s dhe policit para tragjedisë.

Ajo i thotë policit: “Të dënoj në emër të Zotit”, ndërsa policia përgjigjet: “Bën mirë të mos e bësh se për Zotin të qëlloj në fytyrë”. Pas disa momentesh, oficeri e qëllon Massey-n për vdekje.

Policia e shtetit të Illinois ka shkarkuar Sean Grayson nga detyra dhe e ka ndaluar atë për vrasje, megjithatë ai mohon akuzat ndaj tij. Presidenti Joe Biden ka reaguar duke e dënuar ngjarjen si një vrasje shokuese dhe ka shprehur keqardhje për humbjen e jetës së Massey-s.

Ngjarja ka sjellë në vëmendje përsëri debatin dhe tensionet rreth përdorimit të forcës nga policia dhe përgjegjshmërinë e tyre në situata të tilla. Familja dhe bashkësia lokale po kërkojnë drejtësi dhe transparencë në hetimet për të siguruar se drejtësia do të bëhet dhe se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.

Prokurori i Illinois, Kwame Raoul quante pamjet të tmerrshme.

“Publikimi i pamjeve do të shkaktojë reagime te komuniteti me ngjyrë, prandaj unë bëj tirrje për qetësi që sistemi i drejtësisë të bëjë punën,” tha Raoul.

Hetimet e ngjarjes vijojnë, shkruan BBC.

EMISIONET