VIDEO/ Si nëpër filma, trafikuesit braktisin gomonen me drogë mes pushuesve, policia i ndjek me helikopter

VIDEO/ Si nëpër filma, trafikuesit braktisin gomonen me drogë mes

Pamjet e disa trafikantëve të drogës duke vrapuar përpara turistëve të hutuar në një resort pushimi vetëm pak çaste para se policia të kapte 1200 kilogramë hashash nëMajorka kanë bërë xhiron në rrjet.

Garda Civile e Mallorkës shpërndau videon e gomones që i afrohej ishullit me shpejtësi të madhe nga drejtimi i Afrikës së Veriut të premten.

Në orën 4 të mëngjesit, pasi anija mbërriti në Cala Sa Nau në jug të ishullit, ajo u ngarkua me balona hashash dhe 68 fuçi benzinë nga dy automjete të të gjithë terrenit.

Autoritetet pikasën anijen duke ngarkuar hashash dhe brenda i gjetën 68 fuçi benzinë. Personat që lanë drogën u larguan pasi kuptuan se ishin pikasur nga policia, duke bërë që të niste ndjekja e tyre. 

Të dyshuarit dolën në plazh, duke tmerruar turistët që po pushonin në resortin e tyre në Mallorca. 

Zyrtarët kishin gjurmuar varkën, në të cilën ende kishte drogën, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë kapur.

 

EMISIONET