VIDEO/ Nuk dëgjoi të dilte nga shatërvani, 5 policë futen dhe rrahin barbarisht burrin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Piazza Esedra në Itali, ku një burrë është rrahur barbarisht nga oficerët e policisë pasi u fut për t’u larë në shatërvanin e Naiads.
Në një video që kanë publikuar mediat e huaj, burri i zhveshur,i cili mbante një shishe në dorë ka sulmuar një agjent policie.
Ky i fundit së bashku me kolegët e tij, i kanë bërë thirrje që të dalë nga shatërvani, por burri nuk i ka dëgjuar.
Më pas nisur nga rezistenca që u ka bërë burri, 5 policë hynë në ujë dhe e rrahën barbarisht.
Siç shihet në video, policët e godasin me shkopinj.
Burri ndodhet në spital, ndërkohë mësohet se ai do të arrestohet pasi akuzohet për rezistencë, dhunë dhe plagosje të një zyrtari publik.
Shikoni videon (Kliko ketu)


