Video/ Ndërtesa shembet papritur mbi autobusin me njerëz, 9 persona humbin jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 22:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut kur nëj ndërtesë u shemb papritur mbi një autobus.
Nëntë njerëz kanë mbetur të vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së ndërtesës.
Në autobus ishin 17 vetë. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihet se si ndërtesa shembet papritur duke u rrëzuar mbi autobusin.
Është një nga ndërtesat më vdekjeprurëse që u shemb në Korenë e Jugut që nga shembja e departamentit të dyqaneve Sampoong në 1995, i cili vrau më shumë se 500 njerëz, shkruan protothema.

