Video/ Momenti kur 1 person qëllon me breshëri plumbash drejt makinës së parkuar, plagos 2 persona

Video/ Momenti kur 1 person qëllon me breshëri plumbash drejt

Ky është momenti  kur një person i armatosur hap zjarr ndaj tre burrave të cilët ndodheshin brenda makinës në qytetin e Liverpol.

Policia ka filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili qëlloi me armë makinën duke lënë dy persona të plagosur.

Paraprakisht mendohet që incidenti të jetë sherr mes bandash. Një zëdhënës i forcave policore i tha MailOnline se dyshohet si sulm i  qëllimshëm, por peronat e plagosur po bashkëpunojnë me hetuesit.

Pamjet tronditëse janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë filmuar momentin kur personi i armatosur qëllon mbi makinën, raporton Ora News.

Personi i armatosur mund të shihet duke ecur përgjatë rrugës me një biçikletë, të cilën ai e hedh para se të hapë zjarr në drejtim të një makine të parkuar.

Personat brenda automjetit përpiqen të largohen me vrap nga makina.

Personi i armatosur shihet duke i ndjekur ata në rrugë dhe duke qëlluar të paktën gjashtë herë para se të largohet.

"Nga informacionet paraprake të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, por ndodhen ende në spital," tha policia.

Zona ku ndodhi sulmi  u rrethua dhe është duke u ekzaminuar nga policia dhe mjekët ligjorë./OraNews/

EMISIONET