(VIDEO) Momente tronditëse, portieri pret penalltinë dhe ndërron jetë në Brazil

(VIDEO) Momente tronditëse, portieri pret penalltinë dhe ndërron

Një moment tronditës u regjistrua në Brazil, gjatë një ndeshje në futsallë, mes Sind Moto dhe FBV Futsal. Portieri Edson dha frymën e fundit vetëm pak sekonda pasi shkëlqeu me pritjen e një penalltie.

Pasi ndali penalltinë, portieri u ngrit në këmbë, shkoi të festonte me shokët e ekipit dhe u rrëzua në tokë, duke ndërruar jetë. Shokët e skuadrës dhe kundërshtarët e kuptuan menjëherë se diçka serioze kishte ndodhur dhe nxituan drejt tij.

Ata kërkuan ndihmë mjekësore, e cila mbërriti shpejt. Pasi mori ndihmën e parë, ai u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit, por në fund mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe ai humbi jetën.

EMISIONET