VIDEO/ Momente te*rori nga dallgët e detit - Njerëzit shohin “vdekjen me sy”. San Diego përmbytet nga shirat e rrëmbyeshëm
Oficerët e forcave të armatosura amerikane kanë përjetuar momente terrori në një bazë në Ishujt Marshall, kur dallgë të mëdha të detit hynë në ambientet brenda dhe shkaktuar kaos. Ndërsa San Diegon është përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm.

Këto pamje tregojnë situatën me të cilën u përballën ushtarët amerikane bazën ushtarake në Ishujt Marshall
Dallgët e detit morën përpara gjithçka.
San Diego Mayor Todd Gloria declared a state of emergency on Monday "due to extreme rainfall and flash flooding” as heavy rain fell across parts of California. https://t.co/bA8QxERfhp pic.twitter.com/iFDYrUMlYk
— ABC News (@ABC) January 23, 2024
Në videon që është bërë virale në internet, duket fuqia e madhe e ujit që thyer dyert dhe duke tërhequr zvarrë tavolina, karrige…
Dallgët goditën edhe dy aeroporte në Atoll Ailinglaplap, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke i nxjerrë nga funksioni për disa javë.
Sipas vlerësimit të parë të bërë nga ushtarakët që kontrolluan bazën, dallgët kanë përmbytur 1/3 e ambienteve. Vihet re se kjo bazë pret pajisje teknologjike të avancuara që janë pjesë e gamës së raketave balistike “Ronald Reagan”.
Ndërsa San Diegon është përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm rruget janë kthyer në lumenj në Kaliforni ndërsa shumë shtëpi janë përmbytur.
Në qytetin Guerneville, në veri të San Franciskos, më shumë se 10 centimetra shi ranë në 24 orë, duke shkaktuar daljen nga shtrati të një lumit dhe mbylljen e shkollave.
San Diego ishte ndër zonat më të goditura të shtetit, pasi uji i vrullshëm përmbyti dhjetëra makina, ndërsa përmbytjet mbytën lagjet Mountain Vieë dhe Southcrest.


