VIDEO/ Makina fillon të rrëshqasë dhe zë poshtë kalimtarin, ia del të shpëtojë

VIDEO/ Makina fillon të rrëshqasë dhe zë poshtë

Një këmbësor ka shpëtuar për mrekulli pa u shtypur nga një makinë e dalë jashtë kontrollit në një kodër të akullt të Seattle.

Një video në lagjen Belltown të Seattle tregon një makinë që filloi të rrëshqasë pasi toka kishte ngrirë nga stuhia e dëborës që ka pushtuar SHBA-në.

Personat që u ndodhën në vendngjarje, gjetën një çift të moshuarish brenda makinës, të cilët pësuan 'lëndime të lehta'.

Stuhia që ka goditur SHBA-në ka prekur miliona persona ndërsa ,më shumë se 10,000 fluturime u vonuan gjithashtu nga moti i keq.

I gjithë shërbimi i autobusëve u pezullua në zonën më të madhe të Seattle të premten në mëngjes ndërsa disa nga postat kanë pezulluar shërbimin e dorëzimit për shkak të kushteve të rrezikshme në pjesë të disa shteteve, duke përfshirë Minesota dhe Iowa.

EMISIONET