VIDEO- I moshuari ukrainas qorton ushtarët rusë: Çfarë bëni këtu, keni vendin tuaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 19:16

Vazhdon rezistenca e ukrainasve. Video e një të moshuari ukrainas duke qortuar ushtarët rusë që pushtuan Melitopolin të premten mbrëma, por qarkullon në internet.
"Çfarë po bëni këtu, ju keni vendin tuaj" dëgjohet duke u thënë ai.
Rusia tha se kishte pushtuar Melitopolin dhe pretendoi se qytetarët e saj i mirëpritën trupat pushtuese. Një bazë ajrore dhe një spital u goditën të shtunën në mëngjes.
Mbretëria e Bashkuar kundërshton pretendimin, duke thënë se qyteti mbetet në duart e Ukrainës pas rezistencës "të pabesueshme".

