VIDEO/ Pamjet e para nga tërmeti 6.1 ballë që goditi Turqinë, qytetarët në panik

VIDEO/ Pamjet e para nga tërmeti 6.1 ballë që goditi

Turqia është tronditur mbrëmjen e së dielës nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, i cili ka goditur provincën e Balikesir, në pjesën veriperëndimore të vendit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u ndje në shumë zona, përfshirë Izmirin, Stambollin, Manisën, Aydinin, Eskişehirin, Sakaryan dhe Tekirdagun.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti kishte thellësi fokale prej 6 kilometrash, ndërsa pas tij janë regjistruar disa pasgoditje, më e forta me magnitudë 4.2 ballë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që kanë dalë me nxitim në rrugë menjëherë pas lëkundjeve.

EMISIONET