VIDEO/ Goditje të milimetruara - Ja si u eliminuan bombarduesit iranianë. Izraeli paralajmëron sulme të reja të Teheranit: Do të nisin në mbrëmje, kemi gati 50 batalione

VIDEO/ Goditje të milimetruara - Ja si u eliminuan bombarduesit

Forcat Ajrore të Izraelit vazhdojnë të publikojnë pamje të reja të sulmit të para dy ditëve në disa caqe ushtarake në Iran.

Në videot e publikuara në faqen zyrtare të tyre tregohet se si kanë goditur bombarduesit iranianë, teksa e kanë ditur me saktësi vendndodhjen e tyre në Teheran.

 

PARALAJMËRIMI I IZRAELIT

Nga ana tjetër, ushtria izraelite vlerëson se bombardimet nga Irani do të rifillojnë në mbrëmje. Sipas IDF-së, një pjesë e qetësisë së orëve të fundit është për shkak të një feste që festohet sot në Iran.

IDF raportoi gjithashtu se e gjithë Komanda e Frontit të Brendshëm është mobilizuar: më shumë se 50 batalione ndihme janë vendosur në të gjithë vendin dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes.

Megjithatë, ende nuk është dhënë alarmi që banorët të rihyjnë në vendstrehime. Më herët Irani deklaroi se ka për të lëshuar 2 mijë raketa drejt Izraelit, por ekspertët ushtarakë thonë se kjo është e pamundur nga ana logjistike dhe një presion i Iranit, në mënyrë që vendi hebre të qëndrojë në mbrojtje dhe jo të sulmojë sërish.

VIDEO/ Goditje të milimetruara - Ja si u eliminuan bombarduesit

EMISIONET