VIDEO/ David Kantozi hap dritaren e shtëpisë dhe tregon për "Ora News" pamjet nga Izraeli: Hamasit duhet t’i jepet fund sot

David Kantozi, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Izrael në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në “Ora News” rrëfeu përjetimet e një vendi zyrtarisht në luftë.

“Situata është mjaft e tensionuara, dhe pas demonstrimit të pamjeve që nuk ishin përjetuar që nga periudha e Holokaustit të krimeve makabre, ku numri i viktimave është mbi 1200, i të plagosurve mbi 3000, ndërsa mbi 150 persona janë pengje.

Vazhdojnë sulmet me raketa për një kundërofensivë për zgjidhjen e këtij problemi. Kjo është një luftë që këto terroristë si Hamasi të mos ekzistojnë më. 

Nuk ka mundësi që një shtet të jetë i varur nga një grup terrorist që ata të vendosin se kur ne duhet të jetojmë apo jo. Ne kemi të drejtë të mbrohemi ndaj kësaj”, theksoi ai.

Ndër të tjera, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Izrael do të dilte në dritare për të treguar pamje nga lagja e tij, që duhet thënë se ishte një situatë e qetë, për shkak se ai ndodhet 70 kilometra nga vendi i konfliktit.

lili saraçi david kantozi

EMISIONET