VIDEO/ Burri rrëzohet ndërsa po hipte në tren, shpëtohet pak para se të përfundonte tek shinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2023, 08:03

Një burrë është shpëtuar fatmirësisht pasi rrëshqiti në derën e një treni në lëvizje e për pak mund të kishte përfunduar në shinat e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Distriktin Purnea, në Indinë Lindore.
Burri u shpëtua nga një ushtar i Forcave të Mbrojtjes së Hekurudhave të Indisë (RPF) pasi u rrëzua ndërsa përpiqej të hipte në tren.
Mediat lokale raportuan se incidenti, i cili u kap nga kamerat e stacionit, ndodhi në stacionin e trenit Purnea Junction, në shtetin lindor të Bihar.

