Video/ Babai var fëmijën 3 vjeç jashtë dritares së makinës për ta ndëshkuar

Video/ Babai var fëmijën 3 vjeç jashtë dritares së

Një video ku një baba mban të varur jashtë dritares së makinës në lëvizje djalin e tij 3-vjeçar për ta ndëshkuar atë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Videoja e një babai në Turqi duke varur djalin e tij tre vjeç në dritaren e makinës së tij ndërsa ai ishte në lëvizje për ta ndëshkuar atë ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

Një shofer pas tij filmoi videon tronditëse dhe e ngarkoi atë në rrjetet sociale, me rezultatin që incidenti të merrte përmasa të mëdha.

Policia u mobilizua dhe gjeti babanë nga targa e makinës së tij, duke e arrestuar. Sipas medieve turke, ai pretendoi se në këtë mënyrë dëshironte të ndëshkonte djalin e tij tre vjeç, i cili u soll keq gjatë ditës.

EMISIONET