VIDEO/ Aksident në Turqi, kamioni përplaset me autobusin me pasagjerë, 4 viktima dhe 29 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 10:24

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Malatya-Kayseri në Turqi, mëngjesin e kësaj të marte.
Një autobus pasagjerësh është përplasur nga një kamion.
Për pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë raportohet se janë plagosur.
Sipas CNN Turk, autobusi është goditur nga pas nga një kamion që po udhëtonte në të njëjtin drejtim, duke bërë që ai të përmbyset.

