VIDEO/ 14 vjeçari shpëton për pak, iu ngul shtiza në fyt gjatë lojës në shkollë

Një adoleshent në Indi mbijetoi mrekullisht pasi një shtizë iu ngul në qafë gjatë një loje në shkollë.
Aksidenti i frikshëm ndodhi më 17 dhjetor ndërsa Sadanand Meher, 14 vjeç, ishte duke luajtur në shkollën e mesme Agalpur në Odisha, Indi, raportoi Jam Press.
Incidenti ndodhi pasi një student hodhi shtizën sportive që përfundoi duke shpuar qafën e djalit, nga njëri skaj në tjetrin.
Pamjet tregojnë djalin duke u shoqëruar tek ambulanca nga kalimtarët dhe personeli mjekësor me shtizën në fyt. Megjithë dëmtimin e tmerrshëm, djali duket se është në gjendje të ecë vetë dhe madje arrin të mbajë shtizën me duar, rrugës për në spital.
Mjekët mundën t'i hiqnin shtizën nga qafa dhe ai i mbijetoi katastrofës së tmerrshme pa pësuar lëndime afatgjata.
Është ende e paqartë se si ka ndodhur aksidenti ose nëse ka pasur mësues që mbikëqyrnin aktivitetet në atë kohë. Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë.



