Veriu lëshon raketë balistike, provokimet mes Koreve, reagon SHBA: Në krah të Jugut

Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut dështoi duke shpërthyer në ajër, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut këtë të mërkurë.
Një zhvillim që vjen pasi Peniani po proteston kundër vendosjes rajonale të një aeroplanmbajtëse amerikane për një stërvitje ushtarake trepalëshe me Jugun dhe Japonia.
Nisja erdhi gjithashtu pasi Koretë rivale janë të angazhuara në fushata psikologjike të stilit të Luftës së Ftohtë, si balona dhe transmetime me altoparlantë.
Raketa e lëshuar nga rajoni i kryeqytetit të Veriut rreth orës 5:30 të mëngjesit ishte drejtuar drejt ujërave lindore, por shpërtheu jashtë qytetit.
Pjesë të raketës u shpërndanë në ujë, deri në 250 kilometra nga vendi i lëshimit, por nuk ka raportime për dëme, shtoi Shtabit i Përbashkët I Seulit.
Ata shpjeguan se arma ishte një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë dhe testi kishte për qëllim përmirësimin e kapacitetit të saj. Nisja gjeneroi më shumë tym sesa lëshimet normale, ndoshta për shkak të një defekti të motorit.
Komanda e SHBA në Indo-Paqësor deklaroi se dënon lëshimin dhe rikonfirmoi se angazhimet e Uashingtonit për mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë mbeten të hekurta.
Në një telefonatë trepalëshe, diplomatë të lartë nga Jugu, SHBA dhe Japonia dënuan lëshimin e raketave të Veriut si shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një kërcënim për paqen ndërkombëtare. Sipas Ministrisë së Jashtme të Seulit, ata ranë dakord të mbajnë një koordinim të ngushtë tre-palësh.

