Vdekja misterioze e gruas që futi foshnjën 3 muajsh në frigorifer

Vdekja misterioze e gruas që futi foshnjën 3 muajsh në frigorifer

Ka ndërruar jetë një 41 vjeçare  e cila u akuzua se më 9 korrik 2013 ka vrarë foshnjën e saj 3 muajshe dhe e ka futur në frigorifer në Alepochori të Akaisë.
Ajo u gjet e pajetë pasditen e sotme nga partneri i saj, 41 vjeç në Patra , konkretisht në zonën e Rios.
Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik.

Në kohën kur u zbulua ngjarja gruaja  kishte pohuar se kishte goditur fëmijën dhe sapo e kuptoi se ai ishte pa ndjenja, e vendosi në frigorifer. Më pas ajo u raportua nga bashkëshorti i saj, i cili e kuptoi se çfarë kishte ndodhur sapo u kthye në shtëpi.

Për shkakun e vdekjes së saj u urdhërua autopsia, ndërsa sipas informacioneve 41-vjeçarja vuante nga probleme psikologjike.

Gjykata ia ka ulur dënimin në 12 vite burg pasi i ka njohur rrethanat lehtësuese dhe duke qenë se kishte kryer një periudhë të mjaftueshme burgimi, ajo është liruar në vitin 2018.

Gruaja në shkallë të parë, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje. Në momentin e krimit u vlerësua se ajo kishte depresion pas lindjes.

EMISIONET