Vazhdon "lufta" ekonomike/ Amerika nuk heq taksat doganore ndaj produkteve kineze

Vazhdon "lufta" ekonomike/ Amerika nuk heq taksat doganore ndaj

Qeveria amerikane ka treguar hezitimin e saj për të hequr qindra miliarda dollarë taksa doganore të vendosura për produktet kineze.

Sipas presidentit amerikan, Joe Biden, Pekini nuk po përmbush angazhimet e tij  në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe tregtare dhe kjo gjë pengon SHBA-të të  vazhdojnë me heqjen e tarifave.

I pyetur nëse korporatat amerikane po kërkonin të heqin ose pezullojnë taksat doganore të vendosura në periudhën e qeverisë të Donald Trump, presidenti i SHBA tha se Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA (USTR) po punon për këtë çështje.

Biden  nënvizoi pasigurinë e tij se kur qeveria mund të heqë taksat doganore.

“Përgjigja është e pasigurt," tha ai gjatë një konference shtypi me Shtëpinë e Bardhë dje, 19 janar.

EMISIONET