Vatikani jep të dhënat e fundit për shëndetin e Papa Françeskut: Ati i Shenjtë në gjendje të stabilizuar, nuk ka ...
Papa Françesku po vazhdon trajtimin mjekësor në spitalin Gemelli në Romë. Ati i Shenjtë u shtrua të premten pasi u prek nga një bronkit në mushkëri.
Në një mesazh për gazetarët këtë të hënë në mbrëmje, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë dha përditësimin më të fundit për shëndetin e Papës.
“Gjendja e tij është e qëndrueshme”, shtoi Zyra e Shtypit, duke theksuar se Papa Françesku nuk ka patur temperaturë.
Më herët gjatë të hënës, Vatikani njoftoi se “rezultatet e analizave të kryera ditët e fundit dhe sot dëshmojnë për një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes, që ka çuar në ndryshimin e mëtejshëm të terapisë”.
“Të gjitha testet e kryera deri më sot tregojnë për një kuadër klinik të ndërlikuar, që do të kërkojë kohën e duhur për qëndrimin në spital”.
Tabloja klinike e Papa Françeskut tregon se ai do të kalojë një kohë të gjatë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Romës, Gemelli.