Vampirët hyjnë në “Guiness”/ 125-vjetori i "Drakulës", 1369 vetë në kështjellën gotike të Anglisë

Mbi një mijë vetë të maskuar si vampirë kanë thyer një rekord botëror duke u bërë bashkë mes rrënojave gotike që frymëzuan përrallën e famshme të Bram Stoker, “Dracula”.
Një grup prej 1,369 personash me kostume vampirësh u mblodhën në një abaci të shekullit të 13-të në Angli për të festuar 125-vjetorin e Drakulës së Bram Stoker dhe për të thyer një Rekord Botëror Guinness.
“English Heritage”, e cila menaxhon më shumë se 400 vende kulturore në vend, tha se përpjekja e saj për rekord të enjten në Whitby Abbey u shpall zyrtarisht një Rekord i ri Botëror Guinness për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si vampirë.
Grupi kishte synuar 1,897 vampirë për nder të datës 26 maj 1897, data e botimit të romanit klasik, por 1,369 personat që u mblodhën ishin të mjaftueshëm për të thyer rekordin Guinness prej 1,039 personash, të vendosur në Virxhinia në 2011.
Përpjekja për rekord, e cila përkoi gjithashtu me Ditën Botërore të Drakulës, u mbajt në “Whitby Abbey”, ku arkitektura gotike shërbeu si frymëzim për historinë e Stoker.
Secilit pjesëmarrës në përpjekjen për rekord iu kërkua të vishte pantallona, funde ose fustane të zeza me këpucë, jelek dhe këmisha të zeza. Atyre iu kërkua gjithashtu të mbanin një pelerinë të zezë ose pardesy me jakë dhe sigurisht dhëmbët.
Autori I novelës, Bram Stoker vizitoi ndërtesën në vitin 1980. Ai zgjodhi edhe emrin e personazhit kryesor aty, Vad Tepes dhe kështjella u bë pjesë e novelës.


