Ushtria izraelite ngre flamurin izraelit në "parlamentin" e Hamasit në Gaza

Hamasi po humbet gjithnjë e më shumë terren në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelite marshon në qytet duke shkatërruar bazat dhe strukturat e organizatës islamike palestineze.
Pak përpara se Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad të deklaronte se Hamasi kishte “humbur kontrollin e Gazës”, ushtarët e IDF – sipas mediave lokale – kapën të ashtuquajturin “parlament të Hamasit” në qytetin e Gazës dhe ngritën flamurin izraelit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Hamasi ka humbur kontrollin mbi Gazën
Hamasi ka “humbur kontrollin e Gazës” dhe militantët “po ikin në jug”, ka pohuar ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, ndërsa lufta me grupin hyn në javën e saj të pestë.
Civilët “po plaçkisin bazat e Hamasit” dhe “nuk i besojnë më qeverisë (s.a. Hamas)” që kontrollon enklavën palestineze që po goditet pandërprerë nga Izraeli, siguroi ministri në një video-mesazh të transmetuar nga disa kanale televizive.
Netanyahu për ushtarët: Kjo është një luftë deri në fund
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha më herët një batalioni të forcave të ushtrisë izraelite se lufta e sotme në Gaza do të jetë një “luftë deri në fund” dhe jo një raund tjetër luftimesh.
Netanyahu u takua me ushtarët që i përkasin batalionit të këmbësorisë Caracal të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit pranë kufirit të Gazës dhe u tha atyre se “nëse nuk i mbarojmë ata [Hamasin], ata do të kthehen”.
Kryeministri izraelit vlerësoi veprimet e ushtarëve në masakrën e Hamasit më 7 tetor, duke thënë:
“Ajo që bëtë këtu, vendosët drejtimin e betejës, ishte një arritje e jashtëzakonshme, vërtet e madhe. Të kthesh betejën nga situata më e keqe e mundshme do të thotë shumë”.



