Ulja e tensioneve me Arabinë Saudite, SHBA përshëndet marrëveshjen, por ka dyshime ndaj Iranit

SHBA mirëpriti marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Irani të ndërmjejtësuar nga Kina,  por sërish ka rezerva nëse Teherani do t’u përmbahet zotimeve

Ulja e tensioneve me Arabinë Saudite, SHBA përshëndet

Pavarësisht marrëdhënies së tensionuar me Pekinin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina, për rivendosjen e raporteve diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite!

Por Uashingtoni ka dyshime të forta nëse Teherani do t’iu përmbahet zotimeve të marrëveshjes të cilat i shprehu Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

I pyetur për ndërmjetësimin e Kinës, Kirby tha se Irani u ul në tavolinë të bisedimeve për shkak të “presionit” jo vetëm nga pakënaqësitë brenda vendit, por edhe nga jashtë.

Pas 7 viteve tensione, Teherani dhe Riadi ranë dakort të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat përkatëse brenda dy muajve, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga Irani, Arabia Saudite dhe Kina.

Arabia Saudite kishte fajësuar Iranin për sulmet me raketa dhe dronë ndaj ndërtesave të naftës më 2019, por edhe për sulmet ndaj cisternave në ujërat e Gjirit Persik. Irani në vazhdimësi ka mohuar akuzat

Do ta shohim. Mbetet të shihet nëse iranianët do të respektojnë pjesën e tyre të marrëveshjes. Ky nuk është regjim që zakonisht mban fjalën” “Do të donim të shihnim përfundimin e luftës në Jemen dhe kjo marrëveshje të mund të ndihmojë që të arrihet kjo”

“Ne sigurisht që e shohim Kinën si shtet që po mundohet të përhapë ndikim kudo në botë për interesat e saj. Por, në fund nëse kjo marrëveshje është e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se kush e ka ndërmjetësuar apo kush është ulur në tavolinë....në fund, ne e mirëpresim atë”.

“Ne sigurisht që e shohim Kinën si shtet që po mundohet të përhapë ndikim kudo në botë për interesat e saj. Por, në fund nëse kjo marrëveshje është e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se kush e ka ndërmjetësuar apo kush është ulur në tavolinë....në fund, ne e mirëpresim atë”.

Irani dhe Arabia Saudite pas shtatë vjetësh armiqësi u pajtuan që të rihapin ambasadat dhe misionet e tyre diplomatike si dhe u zotuan se do të respektojnë disa marrëveshje të arritura në të kaluarën në shumë fusha, përfshirë atë tregtare dhe atë të sigurisë.

EMISIONET