Ukrainë: Sulmi me granata shkatërroi kopshtin e fëmijëve
Delegacioni i Ukrainës mbërriti me helikopter mëngjesin e 28 shkurtit në zonën e kufirit me Bjellorusinë për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.
Këto janë bisedimet e para që nga pushtimi i Moskës, ndërkohë luftimet vijojnë dhe sanksionet e perëndimit filluan të kenë efekt tek rënia e rublës.
Imazhet e publikuara nga Shërbimi i Urgjencës së Ukrainës tregojnë ndërtesa banimi të djegura për shkak të sulmeve me granata ruse dhe rrënojat e objekteve të dëmtuara.
Një kopësht fëmijësh dhe një treg në rajonin Donbas është dëmtuar nga sulmi me mortaja thotë ushtria ukrainase.
Fatmirësisht nga sulmet nuk ka viktima. Autoritetet në zonat e kontrolluara nga Rusia thanë se sulmet me mortaja kishin dëmtuar gjithashtu disa ndërtesa.
