Ukrainë, sulm në radhën e bukës në Zaporizhzhia, një i vdekur, 10 shpërthime në Kherson

Ukrainë, sulm në radhën e bukës në Zaporizhzhia,

Një person vdiq dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm rus ndaj turmave që rrinin në radhë për bukë në një shkollë në Orikhiv, rajoni Zaporizhzhia.

Ndërkohë të paktën 10 shpërthime janë regjistruar në Kherson sot në qytet dhe një person rezulton të ketë vdekur.

Kështu deklaroi kreu i administratës ushtarake të qytetit Galina Lugovaya, siç raporton Ukrainska Pravda.

"Ndodhi në orën 12:01, predha goditi gazsjellësin kryesor. Fatkeqësisht kemi një të vdekur. Por qyteti vazhdon të bombardohet edhe tani", thanë autoritetet lokale, duke shtuar se shumë shtëpi janë dëmtuar.

Nga ana tjetër territore të reja janë çliruar nga ushtria ukrainase në Lugansk, megjithëse fronti praktikisht nuk ka lëvizur dhe luftime të ashpra po zhvillohen midis forcave të armatosura të Kievit dhe pushtuesve rusë.

Një gjë e tillë njoftua nga këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës Oleksiy Arestovych cituar nga UNIAN.

EMISIONET